VIZITA E PARË E FËMIJËVE TE DENTISTI

Dhëmbët e qumështit kompletohen rreth moshës tre vjeçare dhe janë njëzet në numër,
dhjetë në nofullën e sipërme dhe dhjetë në nofullën e poshtme. Pas kësaj moshe, të
gjithë dhëmbët që dalin janë dhëmbë të përhershëm. Këta të fundit fillojnë të dalin rreth
moshës pesë dhe kompletohen rreth moshës dy-trembëdhjetë vjeçare. Nga hulumtimet e bëra kemi arritur të kuptojmë se mosha pesë vjeçare ka qenë mosha mesatare e  fëmijëve që kanë vizituar për herë të parë dentistin dhe në mesatare çdo fëmijë i kësaj grupmoshë ka pasur rreth dhjetë dhëmbë të prishur.Shumica e këtyre fëmijëve, jo të gjithë, ose janë sjellur me dhimbje ose kanë përjetuar ndjeshmëri,shqetësime e dhimbje, shpesh herë kjo gjendje e përcjellur edhe me infeksione së paku në dy ditët e fundit ose më gjatë.
Duke marrë parasysh se dhëmbët e qumështit kompletohen rreth moshës tre vjeçare,
nëse jo më herët, kjo do të duhej të ishte mosha më e përshtatshme kur prindërit duhet
të realizojnë vizitën e parë te dentisti dhe kjo të ndodhë edhe në rastet kur tek fëmijët të
gjithë dhëmbët janë të shëndoshë.
Vizita e parë duhet të bëhet vetëm tek dentistët që kanë përvojë të mirë me fëmijë,
qoftë në institucione publike, qoftë në institucione private shëndetësore stomatologjike.
Në asnjë rast nuk duhet të pritet deri sa të prishën dhëmbët e të fillojnë shqetësimet e
dhimbjet e pastaj të dërgohen fëmijët tek dentisti.
Pra, prindërit krahas kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të tyre për pastrimin e dhëmbëve
në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës e në mbrëmje para gjumit, largimit nga ushqimet
që përmbajnë shumë krip e sheqer e pijet e gazuara e t’i ushqejnë sa më shumë me
produkte të qumështit, ujë, pemë e perime të freskëta, ata duhet te fillojnë përgatitjen e
fëmijëve me kohë edhe për vizita tek dentistët e të cilat vizita duhet të jenë të
vazhdueshme, ashtu siq janë edhe vizitat tek pediatri.

 

TE GJITHA LAJMET