NË RTV21 PROMOVOHET PORTALI PERSONAL I DENTISTIT TË FËMIJËVE XHELADIN UJKANI

www.xheladinujkani.com , një portal informues, edukues e promovues për shëndetin e dhëmbëve.
Një portal me rëndësi për prindërit, për fëmijët dhe nxënësit, për institucionet parashkollore e fillore.
Një portal, po ashtu i nevojshëm edhe për institucionet shtetërore. Këto të fundit, përmes aktiviteteve tona, anketimeve, hulumtimeve e publikimeve, do të ndihmohen edhe në hartimin e politikave shëndetësore stomatologjike, të rëndësishme për edukimin, promovimin dhe ruajtjen e shëndetit oral tek fëmijët.
Kush e ka punu webin?
Është puna e parë e tij dhe me shumë rëndësi për mua. Puna e parë, ama ka dal shumë mirë. Thjeshtë, po më pëlqen, shkruan dentisti i fëmijëve Xheladin Ujkani. Falemnderit Gent Halitaj .
Kush e mirëmban webin me lajme?
Do të ketë një ekip tjetër që do të punoj në baza ditore.
Sot webi është promovuar në emisionin e mëngjesit Per dite te mbare – RTV21 . Linku i emisionit – https://youtu.be/278NRWxh8uc?si=lyVCd6hCiYHbVhuP

TE GJITHA LAJMET