DREJTORI I “HES” FLET PËR ÇRREGULLIMET MIOFUNKSIONALE (PROGRAMIN PARAORTODONTIK)

 

Parathënie  e shkurtër për “HES” – Health Education Studio

Health Education Studio është një qendër për edukim shëndetësor dhe njëherit qendra e vetme paraortodontike ne rajon, e cila ofron program unik të edukimit me qëllim parandalimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, posaqërisht problemeve ortodontike. Gjithashtu, ofron trajtim të simptomeve dhe problemeve si: gërhitja, shtrëngimi i pavullnetshëm i dhëmbëve si dhe mos funksionimin e nyjes temporo mandibullare.

E FUNDIT: Besnik Gashi, drejtor i Health Education Studio, i ftuar në Emisionin “Rritë” në TEVE1 . ( VIDEO – KLIKO KËTU )

1. Besnik Gashi, drejtor i Health Education Studio, në Emisionin Familja Ime në Klan Kosova, flet për Çrregullimet Miofunksionale apo Programin Paraortodontik. ( VIDEO – KLIKO KËTU )

2. Prezantimi i Programit paraortodontik për fëmijët e moshës pediatrike ( 4 muaj – 2 vjeç e gjysmë) – LIVE në KTV ( VIDEO – KLIKO KËTU )

3. Emisioni i mëngjesit “Për ditë të mbarë”, LIVE në RTV21- Besnik Gashi, flet për Programin Paraortodontik ( VIDEO – KLIKO KËTU )

4. Shpalosja bazike e Programit Paraortodontik, LIVE në KANAL10 ( VIDEO – KLIKO KËTU )

5. Adresimi i drejtorit të HES, Besnik Gashi, drejtuar prindërve ( VIDEO – KLIKO KËTU )

Parathënie  e shkurtër për “HES” – Health Education Studio

Health Education Studio është një qendër për edukim shëndetësor dhe njëherit qendra e vetme paraortodontike ne rajon, e cila ofron program unik të edukimit me qëllim parandalimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, posaqërisht problemeve ortodontike. Gjithashtu, ofron trajtim të simptomeve dhe problemeve si: gërhitja, shtrëngimi i pavullnetshëm i dhëmbëve si dhe mos funksionimin e nyjes temporo mandibullare.

Edukimi dhe trajtimi në  HES fillon me korigjimin e shprehive të dëmshme orale, të cilat shkaktojnë probleme funksionale. Këto shprehi rëndom instalohen qysh menjëherë pas lindjes atëherë kur shumë prind preferojnë në mënyrë të pakontrolluar biberonin dhe të ushqyerit me shishe për fëmijun e tyre.

Shprehitë kryesore të dëmshme orale dhe problemet bazike funksionale janë:
1). Frymëmarrja orale (gjumi me gojë hapur)
2). Gëlltitja jokorrekte
3). Pozicionimi i ultë i gjuhës dhe mos zhvillimi i nofullave
4). Mosfunksionimi i muskujve të gjuhës
5). Mosfunksionimi i muskujve intraoralë
6). Mosfunksionimi i indeve të buta

PASOJAT nga shprehitë e dëmshme orale:

1. Frymëmarrja orale apo frymëmarrja e çregulluar gjatë gjumit (SDB) ka pasoja socio psikologjike dhe pasoja organike: gjumi me gojë hapur pamundëson tajimin e lëngut brenda gojës gjë e cila shkakton tharjen e fytit dhe mundesinë e shumëzimit të madh të mikrobeve të cilat pastaj gëlltiten dhe përfundojnë në lukth.
Frymëmarrja me gojë gjatë gjumit apo frymëmarrja jofunksionale (SDB) shkakton probleme të shumta tek fëmijët si: mungesa e koncentrimit gjatë ores mësimore, shkakton sjellje të pa koordinuara dhe të pakontrolluara, hiperaktivitet të pa menagjueshëm si dhe nuk e lejon fëmijun të shfrytëzojë potencialin e tij gjenetik të garantuar qysh nga lindja. Gjithashtu, shkakton sindromin APNEA e cila manifestohet si ndërprerje e përkohshme e frymëmarrjes gjatë gjumit nga disa sekonda deri në gjysmë minuti.

Frymëmarrja orale është shkaktari kryesor i problemit të gërhitjes, bruksizmit (shtrëngimit të pavullnetshëm të dhëmbëve) si dhe simptomeve në nyjen temporomandibullare (TMJ).

2. Gëlltitja jokorrekte mund të jetë gëlltitje infantile (fëmijërore) dhe gëlltitje reverse. Pasojat nga gëlltitja infantile janë pamundësia për t’I bërë funksional muskujt e gjuhës që manifestohet me pozicionim të gabuar të gjuhës dhe më pas me moszhvillim të drejtë tënofullave. Krejt kjo rezulton me pozicionim të gabuar të dhëmbëve, pasi mos zhvillimi i nofullave pamundëson pozicionin e drejtë të dhëmbeve.

Gëlltitja reverse karakterizohet me lëvizje të tepruar të kokës apo të supeve me rastin e gëlltitjes. Ky lloj i gëlltitjes imponon shtyerjen prapa të nofullës së poshtëme (mandibullës) duke pamundësuar zhvillimin e drejtë të saj, gjë që ndikon edhe tek pozicionimi i keq i dhëmbeve.

3. Pozicionimi i ultë i gjuhës e lë pa mbështetje nofullën e sipërme(maksillën) gjatë zhvillimit të saj, ndërsa nofullën e poshtëme e shtyen prapa dhe më poshtë. Pra, pozicionimi i ultë i gjuhës pamundëson zhvillimin e nofullave, rrjedhimisht pamundëson edhe pozicionimin e drejtë të dhëmbëve. Pozicionimi i ultë i gjuhës gjithashtu i paraprinë frymëmarrjes me gojë.

4. Mosfunksionimi i muskujve të gjuhës shkakton pozicionimin e ultë të gjuhës pasi pamundëson orientimin e saj drejtë pozicionit korrekt, i cili është në pjesën e sipërme. Gjithashtu, përveq tjerash, vështirëson funksionimin e muskujve të faqeve dhe muskujve për rreth buzëve, duke pamundësuar kështu edhe mbajtjen e buzëve të bashkuara.

5. Në muskujt intraoralë përveq muskujve të gjuhës bëjnë pjesë edhe muskujt e faqeve dhe muskujt përrreth buzëve. Mosfunksionimi i muskujve të faqeve dhe atyre përrreth buzëve e bënë të pamundur që gjuha të qëndrojë në pozicionin e sipërm.

6. Rreth 85% e fëmijëve në botë vuajnë nga malokluzioni (kafshimi i gabuar) dhe ndër shkaktarët kryesorë mbetet mosfunksionimi i indeve të buta. Pra, mosfunksionimi i indeve të buta shkakton kafshimin e gabuar i cili më pas shkakton probleme në raportin ndërmjet dy nofullave dhe në zhvillimin e drejtë të tyre. Kafshimi i gabuar shkakton edhe posturat e gabuara (disnivelin dërmjet dy supeve).

SHËNIM: Përgjegjës i implementimit të programit të edukimit paraortodontik që realizohet në kuadër të Health Education Studio është Besnik Gashi, drejtor i studios dhe i programit, të cilin mund ta kontaktoni drejtëpërdrejtë në numrin e telefonit 049 84 85 77.

 

TE GJITHA LAJMET