Nga fillimi, gjithmonë duke sjellur risi në realizim të aktiviteteve, projekti është fokusuar në edukimin e fëmijëve përmes modeleve, maskotave, vizatimeve, poezive, shfaqjeve e këngëve. Çdo gjë që përdoret në aktivitete është origjinale dhe e krijuar ekzkluzivisht për projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.
Në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” nga viti 2015 është aktivizuar edhe grupi i ambasadorëve. Ambasadorja e parë e emruar ka qenë Elisa Zogaj.
Edhe Elisa, edhe ambasadorët tjerë, nga qytete të ndryshme, përmes aktiviteteve në institucionet parashkollore e fillore, në aktivitete publike, mirpo edhe në media, në vazhdimësi kanë dhënë mesazhe për kujdesin që duhet pasur fëmijët ndaj dhëmbëve, si tek pastrimi i dhëmbëve, ushqimet, por edhe tek vizitat dhe raportet miqësore me dentistët.
Në shumicën e paraqitjeve tona në media, qoftë atyre të drejtëpërdrejta, qoftë përmes storieve të realizuara, fëmijët gjithmonë janë prezent, përveq rasteve kur politika editoriale e mediave planifikon formate tjera.
Në një rast, në një emision LIVE, kanë qenë të pranishme vetëm tre vajza, ambasadore, Nina Islami, Diellëza Gashi dhe Elisa Zogaj.
Në vazhdim, ju sjellim disa nga paraqitjet e ambasadores ELISA ZOGAJ (KLIKO KËTU )