Dentisti i fëmijëve Xheladin Ujkani, në kuadër të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi „KISCOMS“ dhe në bashkëpunim me Komitetin Ndërministror të Programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”, pas dy vitesh aktivitete në institucione parashkollore e fillore, ka filluar edhe me aktivitete publike në sheshet e qendrës së Prishtinë, me pjesëmarrje të fëmijëve, por edhe të edukatoreve, mësimdhënësve e prindërve.
Në vitin 2014, me datën 30 shtator, nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është realizuar Ecja e parë “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”. Ecja është realizuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Ibrahim Rugova”.
Një VIDEO nga Ecja e parë “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” – KLIKO KËTU