Krijimi i raporteve të besueshme e miqësore në mes të fëmijëve dhe dentistëve, është parakusht për një vizitë të suksesshme stomatologjike. Prindërit duhet të jenë ndërmjetësues në krijimin e këtyre raporteve. Kështu thotë Xheladin Ujkani, dentist i fëmijëve dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.
Sipas Ujkanit, për me qenë i suksesshëm, dentistët duhet me i dashtë fëmijët, me dashtë punën profesionale me fëmijë dhe me njoftë mirë punën e problemet me dhëmbët, sidomos dhëmbët e qumështit. Me fëmijët duhet me qenë i sinqert, i drejtë e i drejtëpërdrejtë. Kur flet me ta, kur komunikon me ta, duhet me qenë i afërt, i kuptueshëm, i besueshëm. Jo me i mashtru, jo me i gënjy (me i rrejtë). Këtë të fundit fëmijët nuk ta falin.
Është e pafalshme kur një dentist ju thotë fëmijëve: “Veq po e shoh dhëmbin e me provu me jep anestezion (ineksion), me largu nje dhëmb ose me punu pa dëshirën e tyre”. Kjo shpesh herë bëhet në marrëveshje mes dentistëve dhe prindërve. Është gabim. Në këtë rast janë edhe prindërit fajtor. Kështu thotë dentisti Xheladin Ujkani.
Ndërsa, te rastet e lëndimeve, të aksidenteve, te rastet e rënda, ka përjashtime dhe këto intervenime duhet me u kry vetëm nga ana e profesionistëve dhe ekipeve me përvojë në institucione publike ose atyre private të specializuara.
Ja disa nga gabimet e prindërve, sipas dentistit Xheladin Ujkani
1. Po ti duhet mi jep fëmijës ineksion (KLIKO KËTU)
2. Largoja dhëmbin mos e vet…Kryje more ti punën mos e vet (KLIKO KËTU)
3. Prindërit, fëmijëve: Mam, Bab, po shkojna te lodrat …përfundojnë te dentisti (KLIKO KËTU)
Kemi me dhjetra VIDEO ku dentisti i fëmijëve Xheladin Ujkani, tregon për gabimet e prindërve gjatë vizitave të fëmijeve të tyre te dentisti (KLIKO KËTU)