Dhëmbët e qumështit kompletohen rreth moshës tre vjeçare dhe janë njëzet në numër, dhjetë në nofullën e sipërme dhe dhjetë në nofullën e poshtme. Pas kësaj moshe, të gjithë dhëmbët që dalin janë dhëmbë të përhershëm. Këta të fundit fillojnë të dalin rreth moshës pesë dhe kompletohen rreth moshës dy-trembëdhjetë vjeçare, përjashto këtu molarët e tretë (TETSHET).
Duke marrë parasysh se dhëmbët e qumështit kompletohen rreth moshës tre vjeçare, nëse jo më herët, kjo do të duhej të ishte mosha më e përshtatshme kur prindërit duhet të realizojnë vizitën e parë te dentisti dhe kjo të ndodhë edhe në rastet kur tek fëmijët të gjithë dhëmbët janë të shëndoshë.
Vizita e parë duhet të bëhet vetëm tek dentistët që kanë përvojë të mirë me fëmijë, qoftë në institucione publike, qoftë në institucione private shëndetësore stomatologjike. Në asnjë rast nuk duhet të pritet deri sa të prishën dhëmbët e të fillojnë shqetësimet, dhimbjet e infeksionet e pastaj të dërgohen fëmijët tek dentisti.
Në vazhdim, VIDEOT nga takimi i dentistit Xheladin Ujkani dhe lepuroshit me fëmijët, te Klinika Dentare Dent-In. (KLIKO KËTU )
Krijimi i raporteve miqësore në mes të fëmijëve e dentistëve, është parakusht për një vizitë të suksesshme stomatologjike. Këtë më së miri e dëshmojnë videot në vazhdim (KLIKO KËTU )
Nga hulumtimet e bëra kemi arritur të kuptojmë se mosha pesë vjeçare ka qenë mosha mesatare e fëmijëve që kanë vizituar për herë të parë dentistin dhe në mesatare tek ky grup i fëmijëve ka pasur rreth dhjetë dhëmbë të prishur. Shumica e këtyre fëmijëve, jo të gjithë, ose janë sjellur me dhimbje ose kanë përjetuar ndjeshmëri, shqetësime e dhimbje, shpesh herë kjo gjendje e përcjellur edhe me infeksione së paku në dy ditët e fundit ose më gjatë. Në VIDEOT në vazhdim, dentisti Xheladin Ujkani tregon pse është i BESUESHËM për FËMIJËT (KLIKO KËTU )
Xheladin Ujkani, dentist i fёmijёve, thotё se kjo gjendje e rëndë tek fëmijët ndryshon vetëm atёhere kur vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme me ligj para moshës tre vjeçare, duke investuar në edukim e promovim të shëndetit oral si dhe duke zbatuar Ligjin për Sigurimin Shëndetësor, me Nr. 04/L-249, të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovë, me datën 11 prill 2014. Nga fundi i vitit 2020 e deri tani, në vazhdimësi ju kemi drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësis dhe Ministrisë së Arsimit, me shumë kërkesa, të cilat kanë qenë edhe të protokolluara, edhe publike në media. (KLIKO KËTU )
Pra, prindërit krahas kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të tyre për pastrimin e dhëmbëve në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës e në mbrëmje para gjumit, largimit nga ushqimet që përmbajnë shumë krip e sheqer e pijet e gazuara e t’i ushqejnë sa më shumë me produkte të qumështit, ujë, pemë e perime të freskëta, ata duhet te fillojnë përgatitjen e fëmijëve me kohë edhe për vizita tek dentistët e të cilat vizita duhet të jenë të vazhdueshme, ashtu siq janë edhe vizitat tek pediatri. Në VIDEOT në vazhdim, MESAZHE PËR PASTRIMIN E DHËMBËVE – USHQIMET – VIZITAT TE DENTISTI (KLIKO KËTU )