FOTO: LAJMET QËNDRORE, 6 MARS 2023, KLAN KOSOVA
Në Ditën ndërkombëtare të dentistëve, Xheladin Ujkani, dentist i fёmijёve dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, publikon raportin me të gjeturat rreth gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët. Publikimi i fundit ka qenё para tre viteve.
Nga hulumtimet qё kemi bёrё dy muajt e fundit, muajin janar dhe shkurt, gjendja e shёndetit oral tek fёmijёt, del tё jetё tepёr shqetёsuese.
Ujkani thotё se, nё mesatare, kemi mbi tre dhёmbё tё pёrhershёm tё prishur tek fёmijёt e grupmoshave 7-14 vjet e ku mosha mesatare e tyre ёshtё 9 vjet. Tek fёmijёt e grupmoshave 2.5-7 vjet, nё mesatare kemi mbi 10 dhёmbё tё qumёshtit tё prishur. Kёtu, mosha mesatare e fёmijёve ёshtё 5.3 vjet. Nga tё dhёnat e mbledhura nga tё gjithё fёmijёt, nga mosha 2.5-14 vjet, nё mesatare kanё afёr 10 dhёmbё tё qumёshtit dhe tё pёrhershёm tё prishur, ndёrsa nё mars tё vitit 2020, para fillimit tё Pandemisё, kjo mesatare ka qenё rreth 8 dhёmbё tё prishur.
(1). Emisioni KUTIA MAGJIKE në RTK – Radio Televizioni i Kosovës (KLIKO KËTU)– (2). Dita e Dentistëve, 6 mars 2023, Kosovapress (KLIKO KËTU) – (3). Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 1 qershor 2023 – Emisioni RELOAD në RTV DUKAGJINI (KLIKO KËTU )