DHËMBËT E QUMËSHTIT QË NDËRROHEN (BIEN) TË PARËT

Të gjithë dhëmbë, përafërsisht e kanë kohën e caktuar kur dalin dhe kur bien. Dhëmbët e parë të qumështit të cilët bien janë ata që dalin të parët, pra janë incizivët qëndrorë (dhëmbët prerës). Incizivët qëndrorë dhe lateral në nofullën e poshtme bien rreth moshës gjashtë-shtatë vjeçare.

Në të shumtën e rasteve, procesi i ndrrimit të këtyre dhëmbëve, pra i daljes së incizivëve të përhershëm dhe nxjerrjes së incizivëve të qumështit shoqërohet me shqetësime të vogla, po thuajse të padhimbshme për fëmijët.

Me kohë, rrënjët e incizivëve qëndrorë dhe lateral në nofullën e poshtme shkrihen (rezorbohen) dhe nxjerrja e tyre bëhet pa dhimbje, me sprej anestezion. Në raste më të rralla, tek këta dhëmbë nuk shkrihet rrënja dhe nxjerrja bëhet më e vështirë dhe pak e dhimbshme për fëmijët, situatë të cilën dentistët dhe prindërit duhet ta menagjojnë me shumë kujdes, në mënyrë që fëmijëve mos t’u bëjnë presion dhe mos t’i nxjerrin dhëmbët pa dëshirën e tyre, me forcë.

TE GJITHA LAJMET