XHELADIN UJKANI ME KËRKESA PUBLIKE PËR QEVERINË, MSH-NË DHE MASHT-IN

Nga fundi i vitit 2020 e deri tani, në vazhdimësi ju kemi drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësis dhe Ministrisë së Arsimit, me shumë kërkesa e të cilat kanë qenë edhe të protokolluara, edhe publike në media. Në vazhdim, sjellim shkresen e fundit zyrtare, të lëshuar në Ditën ndërkombëtare të dentistëve, 6 mars 2023.

Në Ditën ndërkombëtare të dentistëve, Xheladin Ujkani, dentist i fёmijёve dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, publikon raportin me të gjeturat rreth gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët. Publikimi i fundit ka qenё para tre viteve.

Nga hulumtimet qё kemi bёrё dy muajt e fundit, muajin janar dhe shkurt, gjendja e shёndetit oral tek fёmijёt, del tё jetё tepёr shqetёsuese.

Ujkani thotё se, nё mesatare, kemi mbi tre dhёmbё tё pёrhershёm tё prishur tek fёmijёt e grupmoshave 7-14 vjet e ku mosha mesatare e tyre ёshtё 9 vjet. Tek fёmijёt e grupmoshave 2.5-7 vjet, nё mesatare kemi mbi 10 dhёmbё tё qumёshtit tё prishur. Kёtu, mosha mesatare e fёmijёve ёshtё 5.3 vjet. Nga tё dhёnat e mbledhura nga tё gjithё fёmijёt, nga mosha 2.5-14 vjet, nё mesatare kanё afёr 10 dhёmbё tё qumёshtit dhe tё pёrhershёm tё prishur, ndёrsa nё mars tё vitit 2020, para fillimit tё Pandemisё, kjo mesatare ka qenё rreth 8 dhёmbё tё prishur.

(1). Emisioni KUTIA MAGJIKE në RTK – Radio Televizioni i Kosovës (KLIKO KËTU)– (2). Dita e Dentistëve, 6 mars 2023, Kosovapress (KLIKO KËTU) – (3). Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 1 qershor 2023 –  Emisioni RELOAD në RTV DUKAGJINI (KLIKO KËTU )

Nga hulumtimet tona tё bёra nё fillim tё vitit 2020, mosha mesatare e fëmijëve që kanё vizituar për herë të parë dentistin ka rezultuar të jetë mosha pesë vjeçare, ndërsa mesatarja e dhëmbëve të prishur tek ky grup i fëmijëve është mbi dhjetë dhëmbë të prishur, ndёrsa fëmijët e moshës gjashtë-shtatë vjeçare, ku kanë dalur katër molarët e parë të përhershëm, së paku dy prej atyre dhëmbëve i kanë të prishur. Kёtё vit, pra nё vitin 2023, gjendja ёshtё pёrkeqёsuar, thotё Ujkani.

Dita e Shëndetit të Përgjithshëm, 7 prill 2021 –  Emisioni i Mën’GJESI’t në T7 (KLIKO KËTU)

Sipas tij, shumica e kёtyre fёmijёve kanё zhvillim tё dobёt tё nofullave, kafshim jo korrekt-tё gabuar e tё cilat janё pasojё e shprehive tё dёmshme orale, si frymёmarrja me gojё, pozicioni i ulёt i gjuhёs, gёlltitja e gabuar si dhe mosfunksionimi i muskujve brenda gojёs, probleme tё cilat mund dhe duhet tё korigjohen nё mosha tё hershme.Nё vazhdim, pёr shprehitё e dёmshme orale (Çrregullimet miofunksionale) flet Besnik Gashi nga Health Education Studio ( KLIKO KËTU )

Ky është viti i njёmbёdhjetë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”. Kënga zyrtare “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” e realizuar bashkë me ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” (KLIKO KËTU)

Çka kemi kёrkuar gjatё kёtyre tre viteve tё fundit?

Xheladin Ujkani, dentist i fёmijёve, thotё se kjo gjendje e rëndë tek fëmijët ndryshon vetëm atёhere kur vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme me ligj para moshës tre vjeçare, duke investuar në edukim e promovim të shëndetit oral si dhe duke zbatuar Ligjin për Sigurimin Shëndetësor, me Nr. 04/L-249, të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovë, me datën 11 prill 2014.

(1). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2022 – Lajmet në RTK – Radio Televizioni i Kosovës (KLIKO KËTU ) –  (2). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni FAMILJA IME në Klan Kosova (KLIKO KËTU ) – (3). Dita e Dentistëve, 6 mars 2021 –  Emisioni SOT në KOHAVISION (KLIKO KËTU ) – (4). Dita e Dentistëve, 20 mars 2023 – Kosovapress (KLIKO KËTU ) – (5). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni i Mëngjesit në ATV (KLIKO KËTU)–  (6). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2022 –  Lajmet në KLAN KOSOVA (KLIKO KËTU)– (7). Emisioni KUTIA MAGJIKE në RTK – Radio Televizioni i Kosovës (KLIKO KËTU)– (8). EKONOMIA ONLINE (KLIKO KËTU)– (9). Emisioni i mëngjesit Për Ditë të Mbarë në RTV21 (KLIKO KËTU )– (10). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni i Pasdites “BON BON” në RTV21  (KLIKO KËTU )– (11). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni i Mën’GJESI’t në T7 (KLIKO KËTU)– (12). Emisioni FOLEJA –  Kosovapress (KLIKO KËTU )– (13). Dita e Dentistëve, 6 mars 2021 – Lajmet në Klan Kosova (KLIKO KËTU) – (14). Dita e Shëndetit të Përgjithshëm, 7 prill 2021 –  Emisioni i Mën’GJESI’t në T7 (KLIKO KËTU) – (15). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2022 – Kosovapress (KLIKO KËTU )– (16). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  KLAN FM në Klan Kosova (KLIKO KËTU )– (17). N’SHETITJE ME EREN në RTV DUKAGJINI (KLIKO KËTU )– (18). Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 1 qershor 2023 –  Emisioni RELOAD në RTV DUKAGJINI (KLIKO KËTU )

Është viti i tretё me radhё qё ne kёrkojmё fillimin e zbatimit tё Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, mirpo siq duket, fatkeqësisht, edhe tek Qeveria e tanishme e Republikës së Kosovës nuk ka gatishmëri e vullnet për zbatimin e këtij ligji, tha Ujkani.

Po ashtu, sipas Ujkanit, nga Ministria e Arsimit, është kërkuar që gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, të kërkojnë nga prindërit edhe konfirmimin për gjendjen e dhëmbëve, sidomos mollarëve të parë të përhershëm të cilët fillojnë të dalin rreth moshës pesë-gjashtë vjeçare, në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit.

(1). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni i Pasdites “410” në TËVË (KLIKO KËTU) –  (2). Dita e Dentistëve , 6 mars 2023 –  Kosovapress  (KLIKO KËTU) – (3). Dita e Dentistëve , 6 mars 2023, Emisioni i Mën’GJESI’t në T7 (KLIKO KËTU) – (4). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  KLAN FM në Klan Kosova (KLIKO KËTU )– (5). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni i Pasdites “BON BON” në RTV21 (KLIKO KËTU )– (6). Në frekuencë me Robin në ATV (2022) (KLIKO KËTU )– (7). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni FAMILJA IME në Klan Kosova (KLIKO KËTU )– (8). Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 1 qershor 2023 –  Emisioni RELOAD në RTV DUKAGJINI (KLIKO KËTU )

Ai tha se prindërit duhet t’u kushtojnë rëndësi këtyre dhëmbëve, për shkak se duke menduar se edhe këta janë dhëmbë të qumështit, te një pjesë e madhe e fëmijëve, ende pa arritur moshën shtatë-tetë vjeçare, po dëmtohen aq shumë, duke rrezikuar kështu shpesh here edhe nxjerrjen e parakohëshme të tyre. Në mesatare, fëmijët e moshës gjashtë-shtatë vjeçare, ku kanë dalur katër molarët e parë të përhershëm, së paku dy prej atyre dhëmbëve i kanë të prishur.  Video në vazhdim tregon si duhet të dallohen molarët e parë të përhershëm –  (1). Emisioni MIRËMËNGJESI në RTV DUKAGJINI  (KLIKO KËTU )– (2). Dita e Dentistëve , 6 mars 2023, Emisioni i Mën’GJESI’t në T7 (KLIKO KËTU)– (3). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  KLAN FM në Klan Kosova (KLIKO KËTU )– (4). Emisioni i Vikendit “RRITË” në TËVË (KLIKO KËTU)

Ujkani thotёse nga Ministria e Arsimit ka kërkuar edhe ndalimin e futjes së ushqimeve të dëmshme në objektet shkollore, sidomos ushqimeve me shumë krip, shumë sheqer dhe pijeve të gazuara. Paralel me këto vendime, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të investojnë në ndërtimin e kuzhinave në brendësi të objekteve shkollore, ku fëmijët do të kishin mundësi të ushqehen shëndetshëm. Kjo do të ndikonte në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, shëndetit të pëgjithshëm por edhe në sigurinë e tyre gjatë qëndrimit në shkollë. Kjo do t’i mbronte fëmijët tanë edhe nga manipulimi i shitësve të duhanit, cigareve, por edhe nga dilerët e drogës.

(1). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni FAMILJA IME në Klan Kosova (KLIKO KËTU ) – (2). Dita e Dentistëve , 6 mars 2023, Emisioni i Mën’GJESI’t në T7 (KLIKO KËTU)– (3). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  EKONOMIA ONLINE (KLIKO KËTU )–  (4). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni i Pasdites “BON BON” në RTV21  (KLIKO KËTU )– (5). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni i Pasdites “410” në TËVË (KLIKO KËTU) –– (6). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  KLAN FM në Klan Kosova (KLIKO KËTU )-–  (7). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2022 –  Kosovapress (KLIKO KËTU ) – (8). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2022 –  Ekonomia Onlines (KLIKO KËTU )

Modeli i përgatitjes së ushqimit në kuzhinën qëndrore për fëmijët e institucioneve publike parashkollore (kopshteve) në Prishtinë, do të mund të shërbente si model edhe për institucionet e arsimit fillor e të mesëm, përveq kryeqytetit, edhe për qytetet tjera. Kjo do të mund të ndikonte edhe angazhimin e punësimin e qindra e mijëra nënave e grave të papuna.

 

Për prindërit: Prindërit krahas kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të tyre për pastrimin e dhëmbëve në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës e në mbrëmje para gjumit, largimit nga ushqimet që përmbajnë shumë krip, sheqer e pijet e gazuara, t’i ushqejnë sa më shumë me produkte të qumështit, ujë, pemë e perime të freskëta, ata duhet te fillojnë përgatitjen e fëmijëve me kohë edhe për vizita tek dentistët e të cilat vizita duhet të jenë të vazhdueshme, ashtu siq janë edhe vizitat tek pediatri.

(1). Në frekuencë me Robin në ATV (2022) (KLIKO KËTU )– (2). Emisioni KUTIA MAGJIKE në RTK – Radio Televizioni i Kosovës (KLIKO KËTU)  –  (3). Emisioni KUTIA MAGJIKE në RTK – Radio Televizioni i Kosovës (KLIKO KËTU)   –

 

TE GJITHA LAJMET