Era këndon LIVE në emisionin e mëngjesit në Tribuna Channel këngën Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur – LINKU (KLIKO)
Pjesa e tekstit në vazhdim : Edhe pse i vogël dukem, mos më injoroni, Me ëmbëlsira, çokollata, shpesh mos më mbuloni, Kur ju më lani mirë, oh sa më gëzoni, E kur qumësht pini shpesh, mua më forconi, Më forconi, zbukuroni, më të shëndoshë më bëni dhe pjesa tjetër : I bardhë si dëborë jam, furçën e pastën shokë i kam, Mëngjesin me ta e filloj, gjatë ditës prap i takojë, Por në mbrëmje nuk harroj, para gjumit i përqafoj, është marrë nga poezitë e shkruara nga Maliqe Mulolli Jahmurataj.
Ndërsa pjesa tjetër kushtuar dentistit : Mantel bardhë, mjek i mirë, i pret fëmijët musafirë, Te dentisti ata kur shkojnë, dhëmbët e tyre i shërojnë, Të kontrollon fare pa pritur, t’i shëron dhëmbët e prishur, Fjalë ëmbël, dorë lehtë, shëron dhëmbin me të shpejtë, Për fëmijët kurrë s’harron, dhuratë në fund u dhuron, është marrë nga poezitë e shkruara nga Abdurrahman Llumnica.
Kjo këngë e ideuar nga dentisti i fëmijëve Xheladin Ujkani, me tekst të dy mësimdhënësve, Maliqe Mulolli Jahmurataj e Abdurrahman Llumnica, e kënduar nga Pëllumb Hajdari, Lira Sejdiu, Edrin Gashi, Jona Llonçari, Aida Hanxhiu, Njomza Krasniqi, Sara Sopjani, Tuana Krasniqi, Arila Ibrahimi, Art Sadiku, me muzikë dhe realizim profesional nga Rona Nishliu e Samer Agolli, në njërën apo formën tjetër, ka depërtuar në shumë familje e në institucione parashkollore e fillore, duke arsyetuar kështu qëllimin për të cilin edhe është realizuar.
Era, në emisionin e mëngjesit në Tribuna Channel, flet edhe për ushqimet e shëndetëshme e të dëmshme për dhëmbët – LINKU (KLIKO)
Era, po ashtu reciton LIVE poezi për dentistin – Xhaxhi Dentisti – Ja trokita derën, për herën e parë, Xha dentistin vizitova, kur isha 6 vjecar, Më foli shumë ëmbël dhe më përqafoj, Me shumë butësi, dhëmbin ma shëroj, Në fund të vizitës, ai më gëzoi, Brushën dhe pastën mua ma dhurojë , Xhaxhi dentist, të falenderoj, Më shërove dhëmbin e dhimbja më pushojë. Këtë poezi e ka shkruar Melik Gashi– LINKU (KLIKO)
Në vazhdim gjeni edhe një përmbledhje të mesazheve që Era Dushi ka dhënë për emisionin “FOLEJA”, prodhim i Kosovapress – LINKU (KLIKO)