Kur duhet filluar pastrimi i dhëmbëve të qumështit tek foshnjët (fëmijët) ?

Informatat elementare për prindërit

Pastrimi i dhëmbëve të qumështit duhet filluar menjëhere pas daljes së dhëmbëve të parë, që janë incizivët qëndrorë (dhëmbët prerës) në nofullën e poshtme të cilët dalin rreth muajit të gjashtë. Pastrimi i këtyre dhëmbëve duhet të bëhet me gazë sterile me çaj kamomil.

Fillimisht vlohet uji dhe në të vendoset qesja me çajin kamomil, pa sheqer. Pas disa minutave, kur uji fillon të ftohet (të bjerë temperatura), gaza sterile zhytet në çajin kamomil dhe me disa lëvizje të kujdeshme pastrohen dhëmbët e foshnjës (fëmijës).

Kjo procedurë kryhet çdo ditë, deri pas moshës një vjeçare, kur edhe duhet provuar që pastrimi i dhëmbëve të fillojë të bëhet me brushë dhe pastë. Me kalimin e kohës, fëmijet shprehin dëshirën për pastrimin e dhëmbëve me brushë dhe pastë. Në moshën dy-tre vjeçare, fëmijët pa problem mund t’i pastrojnë dhëmbët e tyre pa ndihmën e prindërve, por këta të fundit duhet gjithmonë të qëndrojnë afër, t’i mbështesin dhe në rast nevoje, edhe t’u ndihmojnë.

TE GJITHA LAJMET