NXJERRJA E PARAKOHËSHME E DHËMBËVE TË QUMËSHTIT

Shpesh herë, dhëmbët anësorë të qumështit në nofullën e poshtme e të sipërme, në anën e majtë e të djathtë, duke përfshi këtu edhe dhëmbët e përparëm të sipërm, prishen në moshë të hershme dhe këtu fillojnë të bëhen gabimet e para nga prindërit, por edhe nga dentistët.

Nëse një dhëmbë, me rregull ndërrohet në moshën nëntë, dhjetë apo njëmjetvjeçare, ndërsa prishet, shkatrrohet e jep shqetësime e dhimbje e infeksione qysh në moshën tre, katër vjeçare, prindērit i dërgojnë me shpejtësi te dentisti më i afërt, ne institucione publike apo private shëndetësore stomatologjike, shpesh herë duke kërkuar nxjerrjen e atyre dhëmbëve. Shpesh herë kjo ndodhë edhe gjatë natës.

Fatkeqësisht, në rastet kur dentistët nuk kanë përvojë me fëmijë dhe nuk e njohin mirë strukturën e dhëmbëve të qumështit, kërkesa e prindërve për nxjerrjen e dhëmbëve pranohet, ani pse mund të bëhët trajtim i atyre dhëmbëve pa pasur nevojë të nxjerren para kohe. Pra, duke u munduar të ndihmojnë fëmijët, u shkaktojnë atyre dhimbje, frikë e traumë, gjë e cila ndikon që fëmijët të humbin besimin tek dentistët.

Në rastet kur këta dhëmbë nxjerren, veq shqetësimeve, dhimbjeve e traumave, shkaktohen edhe probleme tjera, si ato të lëvizshmërisë së dhëmbëve të afërt para dhe pas, duke humbur hapsirën për dhëmbin e përhershëm që do të dalë pas disa vitesh në vendin e nxjerrjes së dhëmbit të parakohshëm. Pra duke devijuar dhëmbët brenda harkut të asaj nofulle, por edhe në raport me dhëmbët e nofullës së kundërt.

Kjo nxjerrje e panevojshme, në mungesë të hapsirës, pas disa vitesh mund të shkaktoj mbetjen e dhëmbit të përhershëm në kockë apo të dalë krejtsisht jashtë harkut të dhëmbëve, por edhe mos zhvillimin e mjaftueshëm të nofullave. Kjo pastaj merr shumë vite që përmes trajtimeve ortodontike e kirurgjike të përmirësohet gjendja, aq sa mundet.Përfundimisht, dhëmbët e prishur që fillojnë të jepin shqetësime, dhimbje gjatë ushqyerjes e në qetësi, skuqje e infeksione të mishit të dhëmbëve, mund të shpëtojnë pa u nxjerrur, me vetëm dy veprime: shkurtim i kurorës dhe drenazhë e thellë. Kjo, patjetër që kërkon kujdes e njohuri të punës me fëmijë nga ana e dentistëve dhe mund të bëhet pa dhimbje e pa anestezion, duke siguruar stabilitet të vazhdueshëm e ruajtur hapsirën për dhëmbin e përhershëm.

TE GJITHA LAJMET