PRISHJA E SHPEJTË E MOLARËVE TË PARË TË PËRHERSHËM TEK FËMIJËT – PSE NDODHË KJO? TREGON XHELADIN UJKANI

Si ta dallojnë prindërit daljen e molarëve të parë të përhershëm?

Molarët e parë të përhershëm dalin rreth moshës gjashtë vjeçare, në fund të harkut të dhëmbëve të qumështit. Prindërit mund të dallojnë me lehtësi daljen e këtyre dhëmbëve duke numëruar dhëmbët nga vija e mesit të harkut të dhëmbëve të qumështit, apo mesi i hundës (si në foto). Dhëmbi i gjashtë me radhë është dhëmbë i përhershëm- molari i parë.

VIDEO 1  – Xheladin Ujkani dhe KEKA  në TËVË flasin për dhëmbët e përhershëm – molarët e parë (KLIKO KËTU )     VIDEO 2  – Xheladin Ujkani dhe KEKA  në RTV DUKAGJINI flasin për dhëmbët e përhershëm – molarët e parë (KLIKO KËTU ) 

Prindërit duhet t’u kushtojnë rëndësi këtyre dhëmbëve, për shkak se duke menduar se edhe këta janë dhëmbë të qumështit, te një pjesë e madhe e fëmijëve, ende pa arritur moshën shtatë-tetë vjeçare, këta dhëmbë po dëmtohen aq shumë, duke rrezikuar kështu shpesh here edhe nxjerrjen e parakohëshme të tyre.

Nё vitin 2023, nga tё dhёnat qё kemi nxjerrur, kemi mbi tre dhёmbё tё pёrhershёm tё prishur tek fёmijёt e grupmoshave 7-14 vjet e ku mosha mesatare e tyre ёshtё 9 vjet. Ndёrsa nga tё dhёnat e mbledhura nё vitin 2018, tek fёmijёt qё kanё mbushur 6 dhe 7 vjet, ku kanё dalur 4 molarёt e parё tё pёrhershёm, kemi nё mesatare mbi 2.5 dhёmbё, molarёt e parё tё prishur.

Në prishjen e tyre të hershme, perveq a) pastrimit jo të duhur e jo të rregullt nga ana e fëmijëve (nuk dojnë me ju ndihmu), b) ushqimeve të dëmshme e të pakontrolluara (kur i bëjnë 5,6,7 vjet, nuk mundesh me i ushqy-ushqehen vet) , c) dhëmbëve të shumtë të prishur të qumështit (mbetet ushqimi tek gropat e dhëmbëve të qumështit- edhe pse patrohen, prap mbetet ushqim), d) terapive të ndryshme e mungesa e vitaminave, ndikon edhe d) forma natyrale jo e përshtatshme e këtyre dhëmbëve (me gropa të thella). Mos të harrojmë, ne prishjen e hershme të molarëve të parë ndikon edhe e) zbulimi i vonshëm (shpluarja) nga mishi i dhëmbëve. Ka raste kur me muaj nuk shplohen dhe mes mishit të dhëmbëve dhe molarëve të parë, mbetet me lehtësi ushqimi. Në pamundësi për t’u larguar, dhëmbët prishen ende pa dalur mirë. Në VIDEON nё vazhdim  – Xheladin Ujkani nё emisionin RRITË në TËVË flet për Pikën “E”  (KLIKO KËTU ) 

Dentisti i  fëmijëve Xheladin Ujkani, pikërisht për këtë arsye, për t’i shpëtuar molarët e parë nga nxjerrja e parakohëshme e tyre, nga Ministria e Arsimit ka kërkuar që gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, të kërkojnë nga prindërit edhe konfirmimin për gjendjen e dhëmbëve, sidomos mollarëve të parë të përhershëm të cilët fillojnë të dalin rreth moshës pesë-gjashtë vjeçare, në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit.

(1). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni i Pasdites “410” në TËVË (KLIKO KËTU) –  (2). Dita e Dentistëve , 6 mars 2023 –  Kosovapress  (KLIKO KËTU) – (3). Dita e Dentistëve , 6 mars 2023, Emisioni i Mën’GJESI’t në T7 (KLIKO KËTU) – (4). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  KLAN FM në Klan Kosova (KLIKO KËTU )– (5). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni i Pasdites “BON BON” në RTV21 (KLIKO KËTU )– (6). Në frekuencë me Robin në ATV (2022) (KLIKO KËTU )– (7). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni FAMILJA IME në Klan Kosova (KLIKO KËTU )– (8). Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 1 qershor 2023 –  Emisioni RELOAD në RTV DUKAGJINI (KLIKO KËTU )

 

TE GJITHA LAJMET