TAKIMI I PARË I FËMIJËVE ME DENTISTIN

Takimi i parë i fëmijëve me dentistin nuk duhet të ndodhë kur ata kanë shqetësime e dhimbje. Këtë nuk duhet ta lejojnë prindërit. Këta të fundit, krahas kujdesit që duhet të kenë për ushqimet që u ofrojnë fëmijëve dhe pastrimin e rregullt të dhëmbëve të tyre, ata duhet te fillojnë qysh herët përgatitjen e fëmijëve për takimin e parë me dentistin. Pra, para se të fillojnë ankesat, para se të fillojë prishja e dhëmbëve.

Përgatitjen më të mirë mund ta bëjnë duke u lëshuar videot e vizitave të fëmijëve te dentisti e sidomos këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, këngë e cila ka përmbajtje edukuese dhe kuptohet me lehtësi nga fëmijët.

Prindërit duhet të jenë ndërmjetësues në krijimin e raporteve miqësore në mes të fëmijëve të tyre dhe dentistëve. Pa dyshim, krijimi i raporteve miqësore është parakusht për një vizitë të suksesshme stomatologjike.

Kur fëmijët dërgohen me kohë dhe e fitojnë besimin tek dentistët e kur këta të fundit e njohin problematikën dhe strukturën e dhëmbëve të qumështit, çdo shqetësim që mund të ketë në vizitat e ardhshme, mund të kryhet pa dhimbje, pa anestezion e pa shkaktuar shqetësim, frikë e trauma. Kjo siguron që fëmijët të kenë përkujdesjen e duhur e të vazhdueshme për dhëmbë të shëndoshë e fëmijëri të lumtur.

Dentistët në asnjë rast nuk duhet të ndikohen nga prindërit e aq më pak të punojnë pa dëshirën e fëmijëve. Në asnjë rast nuk duhet shtrirë në karrige fëmijët e të mbahen me forcë e duke ushtruar dhunë nga ana e prindërve e aq më pak të punohet nga dentistët në këto raste.

Për momentin, niveli i sukseseve gjatë punës tonë me fëmijë, nga moshat tre vjeçare e tutje është jashtëzakonisht i knaqëshëm. Kjo arrihet vetëm kur të ketë besim e raporte miqësore në mes të fëmijëve dhe dentistëve.

Ujkani: Kemi raporte miqësore e të besueshme me Kanin, Lunen dhe fëmijët tjerë – SHIH VIDEON – KLIKO KËTU

 

TE GJITHA LAJMET