XHELADIN UJKANI: MINISTRIA E ARSIMIT TË NDALOJ FUTJEN E USHQIMEVE TË DËMSHME NË SHKOLLA

Xheladin Ujkani thotë se nga Ministria e Arsimit ka kërkuar edhe ndalimin e futjes së ushqimeve të dëmshme në objektet shkollore, sidomos ushqimeve me shumë krip, shumë sheqer dhe pijeve të gazuara. Paralel me këto vendime, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të investojnë në ndërtimin e kuzhinave në brendësi të objekteve shkollore, ku fëmijët do të kishin mundësi të ushqehen shëndetshëm. Kjo do të ndikonte në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, shëndetit të pëgjithshëm por edhe në sigurinë e tyre gjatë qëndrimit në shkollë. Kjo do t’i mbronte fëmijët tanë edhe nga manipulimi i shitësve të duhanit, cigareve, por edhe nga dilerët e drogës.

(1). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni FAMILJA IME në Klan Kosova (KLIKO KËTU ) – (2). Dita e Dentistëve , 6 mars 2023, Emisioni i Mën’GJESI’t në T7 (KLIKO KËTU)– (3). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  EKONOMIA ONLINE (KLIKO KËTU )–  (4). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni i Pasdites “BON BON” në RTV21  (KLIKO KËTU )– (5). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  Emisioni i Pasdites “410” në TËVË (KLIKO KËTU) –– (6). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2023 –  KLAN FM në Klan Kosova (KLIKO KËTU )-–  (7). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2022 –  Kosovapress (KLIKO KËTU ) – (8). Dita e Shëndetit Oral, 20 mars 2022 –  Ekonomia Onlines (KLIKO KËTU )

Modeli i përgatitjes së ushqimit në kuzhinën qëndrore për fëmijët e institucioneve publike parashkollore (kopshteve) në Prishtinë, do të mund të shërbente si model edhe për institucionet e arsimit fillor e të mesëm, përveq kryeqytetit, edhe për qytetet tjera. Kjo do të mund të ndikonte edhe angazhimin e punësimin e qindra e mijëra nënave e grave të papuna.

TE GJITHA LAJMET